Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka nënshkruar vendimin për përcaktimin e kritereve dhe kushteve lidhur me operacionalizimin e masës 3.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Me këtë pako mbështeten familjet që kanë humbur anëtarë nga COVID-19, ku vendimi parasheh ndihmë prej një mijë e 500 euro për secilën familje, transmeton Klankosova.tv.
“Dokumentet e nevojshme për aplikimin elektronik janë: certifikata e regjistrit civil përmes së cilës vërtetohet lidhja familjare e aplikuesit me të vdekurin dhe kopja/fotografia e faqes së pasme të letërnjoftimit të aplikuesit”, thuhet në kumtesë.
“Vlen të theksohet që pas datës 1 Tetor 2021, ata që humbin familjarin nga infektimi me COVID-19 mund të përfitojnë mbështetje nga masa 3.1, vetëm nëse familjari i vdekur ka qenë i vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19