Të paktën nëntë persona, tetë prej tyre fëmijë, janë vrarë nga të shtënat me armë në një shkollë në qytetin rus Kazan.
Në incidentin 820 km (510 milje) në lindje të Moskës ndërroi jetë edhe një mësues, raporton BBC.
Dy njerëz thuhet se hapën zjarr dhe thuhet se u ndalua një djalë i moshës 17-vjeçare.
Një shpërthim u dëgjua dhe ishte e paqartë se çfarë kishte ndodhur me sulmuesin.
Kazan është në republikën kryesisht myslimane të Tatarstanit.
Automjetet e armatosura të policisë dhe të urgjencës u panë jashtë shkollës, dhe në një video amatore në mediat sociale shihen disa fëmijë që hidheshin nga dritaret për të shpëtuar, si dhe njerëzit e plagosur po evakuoheshin, transmeton klan kosova. Kjo video gjithashtu kapi një adoleshent të shtrirë në tokë me sa duket është ndaluar jashtë ndërtesës.
https://twitter.com/MBKhMedia/status/1392023118080876546