Një simbol i të drejtave arsimore të vajzave në mbarë botën, Malala u diplomua zyrtarisht nga Universiteti i Oksfordit nëntë vjet pasi u qëllua në kokë nga talebanët pakistanezë, transmeton KosovaPost.
Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, mori me vonesë diplomën e saj nga Universiteti i Oksfordit, të cilën e përfundoi 1.5 vjet më parë.
Malala, e cila u qëllua në kokë nga talebanët në vitin 2012 në moshën 15-vjeçare, sepse ka qenë një aktiviste për të drejtat arsimore të vajzave dhe grave që në moshën 11-vjeçare në Pakistan, është diplomuar në Universitetin e Oksfordit për filozofi, politikë dhe ekonomi, me një ceremoni që më parë ishte shtyrë për shkak të pandemisë.
“Kam shijuar çdo moment të jetës sime universitare”
Malala, e cila u trajtua dhe u arsimua në Britani pasi u qëllua nga talebanët pakistanezë, u bë personi më i ri që iu dha Çmimi Nobel për Paqe në vitin 2014 dhe më vonë vazhdoi shkollimin e saj në Universitetin e Oksfordit./KosovaPost/.