Shkeljet ligjore në procesin e punësimit të mësimdhënësve, përkatësisht punësimet pa konkurse dhe mbi baza nepotiste, Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Ferizajt dhe bartësit të këtij insitucioni komunal, Afrim Llabijanit, i kanë kushtur me 3.800 €, transmeton Kosova Post.
Në shtator të këtij viti, duke e mbajtur pëgjegjëse për cënimin e dispozitës 8.1 dhe 2, të udhëzimit aministrativ për caktimin e gjobave të ligjit të punës, dhe duke u mbështetur në ankesën e disa të eliminuarëve padrejtësisht në konkurs, Inspektoriati i Punës i Republikës së Kosovës, i ka caktur gjobë me shumën e siperthekusar (3.500) Drejtorisë së Arsmit në Ferziaj dhe drejtorit të saj, Afrim Llabjanit, respektivisht 3.500 Drejtorisë së Arsimit, dhe 300 vetë drejtorit Llabjani.
Kujtojmë se ky vendim i Insepektoriatit të Punës e pëshkallëzon edhe më tutje situatë financiare të Komunës së Ferizajt, mëqe kjo e fundit është thelluar në borxhe milonësh.