Kur bëhet fjalë për ta mbajtur lëkurën të ndritshme dhe rinore, nuk duhet të ndiqni vetëm një rutinë të rregullt pastrimi apo të përdorni krem mbrojtës nga dielli.
Ushqyerja gjithashtu mund të luajë një rol të madh. Një grup ushqimesh që mund të japin një lëkurë të shëndetshme janë peshqit me vaj si salmoni, sardelet dhe toni.
Peshku yndyror, përveç proteinave, është i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë E, antioksidantë të fuqishëm dhe anti-inflamatorë që ndihmojnë në zvogëlimin e skuqjes që lidhet me aknet. Përveç kësaj, këta peshq janë të pasur me zink, i cili është jetik për prodhimin e qelizave të reja në lëkurë dhe folikulat e flokëve.
Të gjitha këto punojnë së bashku për të luftuar shenjat e plakjes dhe për ta mbajtur lëkurën tuaj elastike dhe të lëmuar. Herën tjetër kur të mendoni se çfarë të hani për drekë apo darkë, merrni parasysh zgjedhjen e peshkut yndyror. Mundësitë janë të pafundme dhe lëkura juaj do t’ju falënderojë. /abcnews.al