Nëse vazhdimisht ndiheni të dobët, kjo mund të ndodhë si pasojë e mungesës së hekurit dhe vitaminës B12 në organizëm. Prandaj mirë do të bënit të hanit ushqime që i përmbajnë të dyja.
Por, nëse nuk e keni ditur, mungesa e këtyre dy elementeve në organizëm do të thotë që ju jeni prekur, ose rrezikoheni të prekeni nga anemia.
Anemia shfaqet kur numri i rruazave të kuqe të gjakut është shumë i ulët dhe niveli i hemoglobinës në gjak bie poshtë normales. Hekuri dhe proteinat janë të domosdoshme, është e nevojshme që trupi të furnizohet me oksigjen dhe ushqyes.
Shenjat që tregojnë se ju është shfaqur anemia:
Fytyrë të zbehtë,
Dhimbje në gjoks
Kur humbni shumë gjak
Këmbët dhe duart tuaja janë të ftohta
Dhimbje koke anormale
Rrahje zemre të çrregullta
Keni probleme me frymëmarrjen, ose ndiheni të trullosur
Ndiheni shumë të lodhur