Nëse ndodh që ju mpihen duart, mos e neglizhoni, por shkoni urgjentisht për konsultë me mjekun, shkruan KosovaPost.
Sipas ekspertëve, pas mpirjes së duarve fshihet një rrezik shumë serioz për shëndetin. Ata theksojnë se në duar gjenden receptorët më të ndjeshëm të prekjes, duke i krahasuar me gjithë trupin, dhe këto nerva janë të lidhura drejtpërdrejtë me trurin tuaj. Nëse një nga këto nerva dëmtohet, atëherë truri nuk mund ta marrë gjithë informacionin që dërgojnë duar, e si pasojë vjen mpirja e duarve.
Pra mpirja e duarve ose siç njihet ndryshe – nyja e dorës, ndodh kur keni ngarkesë të nervave. Nëse ju ndodh një gjë e tillë gjatë ditës apo natës nuk duhet ta anashkaloni.
Kjo sindromë është sidomos e zakonshme për njerëzit që kalojnë shumë kohë duke punuar para kompjuterit.
Përveç mpirjes, simptoma të tjera janë edhe ndjesia sikur një ose disa nga gishtat e dorës, sidomos gishti i madh, tregues dhe i mesit janë ënjtur, apo sikur po ju shpojnë me gjilpëra.
Në raste të tilla mjekët këshillojnë që të bëni pak pushim, të qetësoheni por nëse keni ndonjë punë që i mban nyjat vazhdimisht në lëvizje, atëherë e mira është që çdo dy apo tri orë të ndaloni atë punë për t’u qetësuar pak.
Ju duhet të lëvizni duart, gishtërinjtë, dhe të bëni disa ushtrime specifike duke tërhequr muskujt.
Ata persona, të cilët qëndrojnë para kompjuterit për orë të gjata, duhet të krijojnë një qëndrim të rehatshëm duke rregulluar karrigen në mënyrë që krahët të jenë në të njëjtin nivel me tastierën.
Duart duhen mbajtur drejt pa i lakuar sepse në të kundërt shkaktohet presion tek shpatullat.
Ja disa nga arsyet e tjera që ju mpihen duart: çrregullime të tiroideve, probleme alkoolike, goditje në tru, diabet apo kiste.