Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ka njoftuar se nesër do të mbajë mbledhje gjatë ditës, ku pritet të miratohet plani operacional, shkruan Kosova Post.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhje gjatë ditës së nesërme (e enjte, 17 qershor) dhe se njëra nga pikat e rendit të ditës është miratimi i planit operacional. Aty do të listohen të gjitha aktivitetet për organizimin e këtyre zgjedhjeve si dhe kohën se kur duhet të kryhen ato.
Pra, në këtë plan operacional, do të përcaktohen saktë se kur subjektet politike duhet të aplikojnë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje si dhe për të dorëzuar emrat e kandidatëve; aplikimi për regjistrim të votuesve jashtë vendit dhe periudha e votimit përmes postës; akreditmin e vëzhguesve; dhe dhjetëra afate të tjera” – thuhet në njoftimin zyrtar./KosovaPost/