Përfaqësues të auto sallonëve në vend dhe dhjetëra tregtarë të veturave kanë paralajmëruar protestë për nesër lidhur me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për regjistrimin e automjeteve, i cili ua ka pamundësuar regjistrimin e veturave të gjithë atyre që kanë gjobë të papaguar për kundërvajtje në trafik.

Protesta është planifikuar të mbahet nga ora 10:00 para Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Prishtinë.

Përmes kësaj proteste, organizatorët synojnë të reflektojnë mbi vendimin në fjalë të MPB-së, i cili ishte marrë në koordinim me policinë, derisa si qëllim kishte rritjen e efikasitetit të pagesave të gjobave dhe parandalimin e aksidenteve.

Përveç këtij vendimi për regjistrim, nga qershori i vitit të kaluar në bazë të ndryshimit të Ligjit për Automjetet, blerësit e veturave ankohen se po dëmtohen për 145 euro.

Related Posts

You may also like

Shkencëtarët zbulojnë ilaçin kundër HIV

HIV është një virus që prek sistemin imunitar.