Nesër takimi i tretë Turqi-SHBA, flasin për Sirinë

Nesër takimi i tretë Turqi-SHBA, flasin për Sirinë

Delegacionet e Turqisë dhe SHBA-ve, nesër në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, do të mbajnë takimin e 3-të, të grupit të përbashkët të punës me temë për Sirinë, AA,përcjell Kosova Post.

Sipas informacionit të marrë nga burimet diplomatike, mbledhja do të mbahet nesër në Ankara me pjesëmarrjen e zyrtarëve të ministrive dhe institucioneve përkatëse të dy vendeve.

Delegacionet do të kryesohen nga Sedat Onal, zëvendësministri i jashtëm i Turqisë dhe James Jeffrey, Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Sirinë.

Takimi i parë mbi Sirinë ishte mbajtur më 8 mars në SHBA, ndërsa i dyti më 13 korrik në Ankara.