Përfaqësuesi i KESCO-s në Kosovë Huseyin Ozen dhe përaqësuesi i Katar Nawaf Al-Hamad nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, marrëveshje e cila ka të bëjë me subvencionimin për 866 familje jetime përfituese, shkruan Kosova Post.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi ka për qëllim përkrahjen e familjeve në nevojë ku secila familje do të ndihmohet me një shumë parash për pagimin e faturave të rrymës.
Kjo organizatë ka filluar punë në Kosovë qysh në vitin 2000 e cila vepron në fushën e familjeve jetime, personave me nevoja të veçanta si dhe studentë.
Përfaqësuesi i Katar, Nawaf Al-Hamad, jemi shumë të lumtur që kemi një bashkëpunim tash e 21 vjet me Republikën e Kosovës, pjesëmarrja jonë në këtë marrëveshje sot që përfshinë është një vazhdim i shumë projekteve që kemi bërë në Kosovë.
I pranishëm ishte edhe Ambasadori i shtetit të Katarit, shkelqësia e tij, z. Ali bin Hamad i cili tha se Katari ka shumë projekte në Kosovë, kjo është një vizitë e veçantë sidomos në një situatë si kjo. Ne jemi të përkushtuar që marrëdhëniet mes Katarit dhe Kosovës të vazhdojnë dhe lidhjet vëllazërore me Republikën e Kosovës.
Gjithashtu i pranishëm ishte edhe Zëvendës ministri i Financave Ilir Kapiti, i cili ishte falënderues për këtë fondacion dhe tha se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë.