Neymar e ndoqi ndeshjen e djeshme nga televizioni, por ishte shume i vëmendshëm dhe aktiv në rrjetet sociale gjatë ndeshjes.
Ai krijoi shumë polemika për penalltinë e Barçës, të fituar nga De Jong dhe shndërruar në gol nga Messi.
“Kjo penallti është një shaka”, shkroi fillimisht braziliani, që më pas shtoi: “Gol m*ti”. Diçka që shkon në favor të tij në këtë rast, është fakti se ai i fshiu postimet disa minuta pas publikimit, pavarësisht se ata mund t’i gjejmë lehtë si foto në internet.
Sipas Sport.es, këto deklarata të Neymar mund të hetohen nga UEFA dhe mund të sjellin një dënim për të paktën 2 ndeshje të brazilianit. Kodi disiplinor i UEFA-s dënon ‘fyerjet ose sjelljet e tjera që shkelin rregullat themelore të mirësjelljes’.
Neymar, në mars 2019, kritikoi një tjetër ‘penallti inekzistente’ dhe gjithashtu sulmoi vendimin e VAR. UEFA e pezulloi atë për tre ndeshje. Pas apelimit,
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e reduktoi dënimin në dy ndeshje. Nëse Neymar dënohet, ai do mungojë në ndeshjen e dytë ndaj Barcelonës. abcnews.al