Pas disfatës në finalen e Kupës së Amerikës kundër Argjentinës, Neymar po shijon ditët e fundit të pushimeve para se të kthehet në Paris dhe të fillojë sezonin e ri me PSG, që pësoi disfatë në daljen e parë për Superkupën kundër Lille.
Braziliani, që ka kaluar disa ditë të pushimeve me mikun dhe shokun e skuadrës, Marco Verrati, në Ibiza, është fotografuar pa bluzë, por duke treguar një formë jo dhe aq të mirë trupore, me imazhet që kanë nxitur jo pak polemika në rrjetet sopciale.
Natyrshëm që për tifozët nuk kanë munguar komentet për një Neymar mbipeshë, teksa dhe barku është i dukshëm, të paktën për një futbollist të nivelit të tij.