Nezir Kraki: Marrëveshja tmerruese, Kosova hoqi dorë nga shtetësia, la Serbinë të mbërrijë deri në Shëngjin

Nga Parisi Profesor thotë se u vërtetua ajo që kishte parashikuar.
shkoi në Washington për të dhënë diçka dhe shkoi për të marrë diçka,” thotë Kraki në një intervistë për gazetaren Beti Njuma në studion e lajmeve të RTV Ora mbërmjen e sotme.

Nezir Kraki: I gjithë teksti i marrëveshjes është në favor të Serbisë, bashkëpunimet ekonomike dhe rajonale që e kthejnë  Kosovën nga një shtet në zonë gjeografike në të cilën Serbia ka të drejta. Por ajo marrëveshje pse nuk parasheh ndonjë aset të Serbisë, në të cilën Kosova të ketë pjesë dhe të ndajnë të mirat.

Po Shqipëria a do të përfitojë me portin e Shëngjinit?

Nezir Kraki: Porti Shëngjinit, lidhjet hekurudhore mund të bëhen edhe pa amerikanë apo gjermanë. Investimet e huaja janë të mirëseardhura por nuk duhet të pranohen si opsione duke mohuar ekzistencën qënësinë e vendeve që janë aty. Si mund të pranojë Kosova që Serbia të mbërrijë deri në Shëngjin duke u konsideruar si pjesë e saj.

Këtu është anomalia dhe paradoksi. Nuk e kuptoj të mirën? Miliardat janë vetëm premtime në ajër. Realiteti i atij teksti është brutal. Kosova pranon të heqë dorë nga shtetësia e saj dhe ti thotë botës, prisni se nuk jam ende shtet. Jemi futur në një cikël sa as nacionalisti më i madh serb nuk e ka imagjinuar. Është tmerruese ju garantoj. oranews.tv

Të ngjajshme

Tjera nga rubrika