Autoriteti i Aviacionit Civil i ka njoftuar se nga data 14 deri më 24 tetor në territorin e Kosovës, do të zhvillohet fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit.
Kjo fushatë zhvillohet në tërë Ballkanin Perëndimor si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje tek kafshët, prandaj bëhet e ditur se do të ketë edhe fluturime të aeroplanëve afër zonave kufitare të Republikës së Kosovës.
“Kjo fushatë e mbështetur nga Bashkimi Evropian, do të zbatohet me një procedurë moderne e cila garanton vaksinimin e sigurt të kafshëve të egra, kurse i gjithë procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit dhe në mënyrë të kontrolluar nëpër të gjitha zonat malore, duke përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore”, thuhet në një njoftim për media të Autoritetit Civil të Aviacionit, transmeton Klankosova.tv