Uebi zyrtar i Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK), duket që është duke u përballur me disa probleme teknike, shkruan Kosova Post.
Në një video të dërguar nga një qytetar, shihet se si lidhjet me uebet zyrtare të institucioneve të tjera shtetërore, nuk funksionojnë si duhet.
Në vend që ato të nxjerrin tek portalet zyrtare të institucioneve, emri i të cilave figuron te rubrika “Lidhjet”, gjasat që të përfundosh në ndonjë ueb-faqe kineze, janë të medha.
Për më shumë, shihni videon:
Përndryshe, ARBK, vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që është institucion i vetëm përgjegjës për regjistrimin e bizneseve të Kosovës./KosovaPost/