Nëpërmjet një komunikate, nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK), janë deklaruar se janë duke i monitoruar tregjet për të parë nëse kanë bërë ngritje të çmimeve, me ç’rast mund ta kenë shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, transmeton Kosova Post.
“Mandati themelor i AKK-së është mbrojtja e konkurrencës së lirë si parakusht për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe kjo nënkupton që AKK vepron kur cenohet, pengohet ose shtrembërohet konkurrenca në treg. Më konkretisht, Autoriteti i Konkurrencës mund të reagojë në ato raste kur ndërmarrjet veprojnë në mënyrë të koordinuar (pra, nëse një veprim i tillë është rezultat i marrëveshjes së tyre eksplicite, përmes formës se kartelit-marrëveshjes së ndaluar apo sjelljeve te tyre ne treg – praktikës së bashkërenduar)” – thuhet ndër të tjera në komunikatën lëshuar për media.
Po ashtu thuhet se “AKK mund të reagojë edhe ndaj ndërmarrjeve që kanë pozitë dominuese në treg dhe të cilët keqpërdorin këtë pozitë.”
Rritja e çmimeve, erdhi si pasojë e krizës energjetike në tërë Evropën, shtrenjtimit të naftës dhe shumë produkteve bazë që vendi ynë i importon./KosovaPost/