Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë është deklaruar lidhur me rastin e dorëzimit të provave të cilat ishin marrë nga zyrat e Organizatës Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 25 shtator të vitit 2020 kur edhe u arrestuan krerët e veteranëve, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Në një përgjigje të dërguar për Klan Kosova, EULEX thekson se nuk ka asnjë rol lidhur me rastin.
Në përgjigje thuhet se askush nuk është ftuar në objektet e tij.
Aty theksohet se Zyrat e Prokurorit të Specializuar gjendet brenda ndërtesës së EULEX-it në Fushë Kosovë.
Ndër të tjera EULEX, shton se rasti i takon Zyres së Prokurorit të Specializuar.
“Raportimet e mediave ku pretendohet se EULEX- nuk ia dorëzoi pajisjet e sekuestruara Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë të pavërteta. EULEX-i nuk e ka asnjë rol në këtë dhe nuk e ka ftuar askënd në objektet e tij. Siç e ka përmendur edhe avokati Tomë Gashi në një postim të tij në Facebook, zyrat e Prokurorit të Specializuar ndodhen brenda ndërtesës së EULEX-it në Fushë Kosovë. Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni ZPS-në”.