Në kuadër të raportit për 24 orët të fundit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti nga pakujdesia kishte shkrepur një pushkë ajrore, me ç’rast ka qëlluar në kokë një familjar të ti, transmeton Kosova Post.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ku i është larguar predha dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
“Njësiti policor ka konfiskuar pushkën ajrore dhe predhën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.