Në prag të fillimit të “Defender Europe”, Kryeministri Edi Rama, ka folur për rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në këto stërvitje të organizuara nga NATO, shkruan Kosova Post.
Me këtë, sipas Ramës shënohet forcimi i marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA-në dhe NATO-n.
“Kam bindjen se kjo stërvitje është shumë më tepër se sa një moment i rëndësishëm , i punës së përbashkët” – tha ndër të tjera Rama.
Sipas tij:
“Është pikë e rëndësishme në ngjitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona në pikën më të lartë. I vlerësojmë marrëdhëniet e shkëlqyera, fakti është se mund të jenë edhe më të shkëlqyera falë një besimi të madh, ndërveprimi reciprok. moment historik për ne, na mbush me krenari e përgjegjësi, do vazhdojmë të qëndrojmë besnikërisht krah jush, si një vend që nga pikëpamja numerike nuk ju ofrojmë shumë, por nga pikëpamja e vlerave që e bëjnë këtë aleancë të veçantë për botën tonë. Dëshirojmë të jemi gjithmonë e më të denjë, brenda kësaj aleance.”
Për më shumë, shihni videon:
“Defender Europe 2021” e cila do të zgjasë deri më 9 qershor, e organizuar nga ushtria amerikane në Evropë dhe Afrikë, ku marrin pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere, do të zhvillohet në 7 baza të ndryshme në Shqipëri./KosovaPost/