Situata me COVID-19, është përmirësuar dukshëm ditëve të fundit. Sipas Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar (ShSKUK), 15 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, transmeton Kosova Post.
Në kuadër të ShSKUK-së, 176 pacientë janë duke marrë shërbime spitalore, si pasojë e COVID-19.
Sipas raportit të datës 4 tetor nga klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, nga 176 pacientët që po marrin trajtim spitalor, 122 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 15 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 36 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 14 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 12 pacientë
Spitali i Prizrenit, 7 pacientë
Spitali i Gjakovës, 15 pacientë
Spitali i Pejës, 26 pacientë
Spitali i Gjilanit, 12 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë./KosovaPost/