Në qarqet diplomatike në Uashington, flitet se diplomati i karrierës Gabriel Escobar do të zëvendësojë “veteranin” Matthew Palmer në të ashtuquajturën “byro evropiane” të Departamentit të Shtetit muajin e ardhshëm, ka mësuar Danas jozyrtarisht, transmeton Kosova Post.
Sipas burimit, shkruan Danas, ndyshimet do të ndodhin shumë shpejt pasi Karen Donfried të emërohet Ndihmës Sekretare e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë.
Siç thuhet, nëse Escobar merr detyrën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit, të cilin Palmer e ka bërë në Departamentin e Shtetit për një kohë të gjatë, do të thotë se ai do të bëhet Përfaqësuesi i ri Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, dmth. ai do të përfshihet në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Sipas burimit të danasit, thuhet se Gabriel Escobar, përndryshe Zëvendës Ambasador i SHBA në Serbi, i cili thuhet se do të marrë pozitën e Palmer, është një njohës i jashtëzakonshëm i Ballkanit dhe bëhet fjalë për një ” diplomat të paanshëm”.
Sipas biografisë së tij zyrtare, Gabriel Escobar u emërua zëvendës ambasador në Beograd në gusht 2019, ku shërbeu si i ngarkuar me punë deri në ardhjen e ambasadorit Anthony Godfrey. Më parë, ishte këshilltar i lartë i ambasadorit, përgjegjës për sektorin për çështjet ekonomike në ambasadën amerikane në Bagdad, ku kryente funksionin e zëvendës ambasadorit në pjesën më të madhe të mandatit të tij./Kosova Post/