Nga Velipoja në Sarandë, investimet në akset që shkurtojnë distancat me bregdetin

Nga Velipoja në Sarandë, investimet në akset që shkurtojnë distancat me bregdetin

Rrugët janë arteriet kryesore ku lëvizin mallrat, njerëzit tregtia dhe ndihmojnë për të komunikuar më shpejtë.

Afrim Qëndro drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) u shpreh për ATSH-në, se strategjia e investime në infrastrukturë parashikon që këtë verë akset rrugore turistike në të gjithë vendin të jenë më të qasshme.

“Investimet janë përqendruar në Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë që do të thotë se ato fillojnë nga zona e Velipojës (veriu i vendit ) deri në Sarandë në jug të Shqipërisë. Kantieret e ndërtimit dhe sipërmarrjet e Partneritetit Publik Privat (PPP), ku jemi përqendruar më së shumti në këtë ultësirë, ka dy karakteristika kryesore, ka pjesën kryesore të popullsisë dhe resurset e potencialeve turistike”, thotë Qëndro.

Duke u ndalur tek turizmi, theksoi ai, investimet në infrastrukturë synojnë të sigurojnë transportin e shpejtë të sigurt dhe të shkurtër në kohë.

Kështu, nëse ne do të vënë më shfrytëzim aksin Milot -Balldren do të lehtësojmë trafikun që ekziston në Lezhë, plazhin e Shëngjinit e bëjmë më kreativ po ashtu edhe atë të Velipojës.

Ndërsa rruga Kardhiq-Delvinë e bën Sarandën përfundimisht një orë më afër Tiranës.

“Ne rrisim shpejtësinë e sigurinë e lëvizjes dhe e kthejmë plazhin shumë herë më afër me kryeqytetin por edhe turistët e vizitorët që komunikojnë me Aeroportin e Rinasit, i afrojmë me atraksion turistik shqiptar”, tha Qëndro. /ATSH

You may also like

Tërmeti në Indonezi, bilanci i viktimave shkon në 436

Autoritetet indoneziane njoftuan se deri tani janë konfirmuar