Në kuadër të raportit të saj 24 orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi i njejti dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar një të mitur, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit, ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë, në orën 19:00 në Kaçanik, ndërsa është cilësuar si “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi“.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar viktimën femër kosovare e mitur”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.