Ngecjeve ekonomike Qeveria u përgjigjet me 20 masa ‘të shkruara’

Ngecjeve ekonomike Qeveria u përgjigjet me 20 masa ‘të shkruara’

Qeveria e Kosovës i ka listuar 20 masa, të cilave ua ka dhënë epitetin e prioriteteve në Programin për Reforma në Ekonomi që mbulojnë periudhën 2019-2021.

Me to, ekzekutivi synon t’i heqë pengesat kryesore për rritje ekonomike dhe konkurrueshmëri.

Programi akoma është draft dhe pritet të vihet për votim në Qeveri brenda këtij muaji.

Shumë nga pengesat e rritjes ekonomike vazhdojnë të mbeten të njëjta.

Tek pjesa që i referohet mjedisit të të bërit biznes, është theksuar se adresimi i pengesave në marrjen e energjisë elektrike dhe trajtimi i lejeve të ndërtimit janë imperativ për ndërtimin e një mjedisi më të favorshëm afarist.

Ndërkaq, si pengesë e madhe dhe e rëndësishme është parë ekonomia joformale, shkruan Koha ditore. “Vlera e taksave të pambledhura vlerësohet në 107 milionë euro ose 1.8 për qind e BPV-së (Bruto Produktit Vendor v.j.)”, thuhet në këtë dokument.