Në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë është parë një makinë që i ka feshehur tabelat me ngjitës. Siç shihet në pamjet që lexuesit i kanë dërguar Klankosova.tv, është vendosur diçka me ngjyrë të verdhë që e pamundëson të vërehet shënimi në tabelë, njofton Klankosova.tv.
Të hënën Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve. Me këtë vendim nuk do të lejohet qarkullimi i veturave me targa KS, por vetëm me RKS.