Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me iniciale S.G.
Kjo pasi që i njëjti dyshohet se nga muaji tetor i vitit 2017 e deri në muajin korrik të vitit 2019, në bashkëpunim me të pandehurin R.K., me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme, kanë siguruar dhe kanë përdorur në mënyrë të kundërligjshme kartelat bankare të kreditit “VISA”, me qëllim që të aplikojnë për mënyrën e transfereve apo pagesave në sistemin “OF-Line”, duke e ditur se për të njëjtat nuk mund të ofrojnë mbulesë.
“Me këto veprime, i pandehuri S.G. ka kryer veprën penale ‘Hyrje në sistemet kompjuterike’”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.