Të hënën e kaluar, më 22 shkurt, ndodhi një rrahje në Llapnasellë të Graçanicës ku ishte i përfshirë edhe djali i politikanit serb Nenad Rashiq.
Derisa Gjykata Themelore e Prishtinës – Dega në Graçanicë ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj shtatë të dyshuarve lidhur me këtë ngjarje, edhe ndaj Nikolla Rashiqit (djalit të Nenad Rashiqit) është ngritur kallëzim penal.
Avokatja Jovana Filipoviq e cila mbron të miturin me iniciale I.M. ka deklaruar se është ngritur kallëzim penal për shkaktim të lëndimeve trupore.
Ajo tha për Tanjugun se klienti i saj pësoi lëndime në kokë dhe se kishte marrë trajtim mjekësor në spital.