Nipi i Rugovës plagos një biznesmen

Nipi i Rugovës plagos një biznesmen

Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 14 e 15 minuta në Istog.

I dyshuari J.Mavraj dyshohet se e ka plagosur biznesmenin K.Blakaj për arsyeje ende të panjohura.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, gjendja shëndetësore e viktimës është stabile, por këtë pritet ta konstatoi mjeku kujdestar.

Burimet brenda Policisë kanë thënë se i dyshuari në këtë rast është nipi i kryetarit të Istogut, Haki Rugova.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me hetimin e këtij rasti.

You may also like

Sipas të dhënave të fundit mësohet se sa shqiptarë jetojnë në Gjermani

Të dhënat e përpunuara të “Scan” të mundësuara