Një person ka raportuar në polici se nipi i tij ia ka keqpërdorur kartelën bankare.
Rasti ka ndodhur në fshatin Shkabaj të Prishtinës, gjatë periudhës prill-qershor, ka bërë të ditur policia.
“Fsh. Shkabaj, Prishtinë Prill-Qershor 2021(NN) Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se nipi i tij i dyshuari mashkull kosovar përmes llogarisë bankare dhe duke keqpërdorur kartelën e tij i ka shfrytëzuar një shumë të konsiderueshme parash”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.