Ngarkesa e parë me drithin ukrainas u largua nga porti i Odesës më 1 gusht, thanë Ukraina dhe Turqia. Ky njoftim u bë në mes të raportimeve se Rusia ka intensifikuar bombardimet në jug të Ukrainës.
Ministri ukrainas i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrako, tha se anija transportuese, Razoni, që është e regjistruar në Sierra Leone, u largua nga porti i Odesës mëngjesin e 1 gushtit. Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se pret që anija të arrijë në Stamboll më 2 gusht.
Kubrako ka falënduar të gjitha shtetet partnere dhe Kombet e Bashkuara që kanë mundësuar zbatimin e marrëveshjes për eksportet e drithërave që u arrit në Stamboll.
Qendra e përbashkët e koordinimit, që është një organizatë me seli në Stamboll, e që mbikëqyrë eksportet, tha se anija Razoni po transporton “mbi 26.000 tonë metrikë” misër.