Seanca për zgjedhjen e presidentit ka filluar, pas pauzës 15-minutëshe që ka thirrur kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Në Kuvend aktualisht janë 84 deputetë nga VV, LDK, PDK, AAK dhe pakicat.
Mimoza Kusari Lila ka prezantuar biografinë e Vjosa Osmanit kurse Haxhi Avdyli të Nasuf Bejtës, këta të dy kandidatë për president.
Për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 deputetë në Kuvend për ta bërë kuorumin, e pastaj mund të zgjidhet edhe me shumicën e thjeshtë të votave prej 61 sosh.