Ministria e Bujqësisë ka nisur shqiptimin e gjobave për ata që nuk kanë zbatuar Ligjin për Kontrollin e Duhanit.
Ministri i këtij dikasteri, Faton Peci theksoi se kjo gjë nuk i bën të lumtur, por nuk ka alternativë tjetër, përcjell teve1.info
“Ligjet janë bërë që të zbatohen e jetësohen në praktikë e jo që të mbeten në letër! Pas inspektimeve të ditës së djeshme në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave; gjë e cila nuk na bën të lumtur. Mirëpo zbatimi i ligjit nuk ka alternativë. Së bashku me qytetarët si palë bashkëpunuese, le ta zbatojmë ligjin me qëllim që ta shndërrojmë Republikën tonë në një vend të jetueshëm e shtet të së drejtës”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai po ashtu ka ftuar qytetarët që të evidentojnë rastet e moszbatimit të këtij Ligjit dhe t’i raportojnë në numrin 080050095 që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e ka në dispozicion.