Prokuroria Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet në lidhje me rastin e shpërthimit që ka ndodhur dje në restaurantin “Steak House” në Ferizaj, ku si pasojë e tij mbetën të lënduar 44 persona.
Dyshimet e para lidhur me këtë rast janë që ka shpërthyer një bombolë gazi dhe ky rast është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Prokuroria e këtij qyteti thekson në një njoftim se në bashkëpunim me policinë janë duke mbledhur informatat e e nevojshme me qëllim të zbardhjes së këtij rasti dhe rrethanave që kanë çuar deri në ngjarjen tragjike.