Shkruan: Sali Berisha
Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për Ballkanin, Lajçak denoncon ne Forumin Europian Alpbach si te pashëndetshme nismën Ballkani i hapur!
Miq, dje ne Forumin Alpin përfaqësuesi i BE, Lajçak Aleancen trilaterale te presidentit te serbomadhisë Vuçiq dhe vasaleve te tij te pështirosur Rama dhe Zaev apo Ballkanin e Hapur te tyre e quajti publikisht te pashëndetshme.
Duke përshëndetur këtë qëndrim ndaj Ballkan i Hapur de fakto Ballkanit te Serbomadhisë dhe te sherrit shtoj se qe ne fillesat e te ashtuquajturit tij si Minishengen ne Samitin e Novi Sadit e kam denoncuar fort ketë nisme si Nisme te Serbomadhise, Minijugosllavisë dhe si nisme destabilizuese antishqiptare dhe kundër Kosovës.
Nisma shndërron ne shtete vasale të Serbisë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe Geobelsin e Millosheveqit serbomadhin Vuçiq ne udheheqes kryesor te rajonit. Kjo ne një rajon te sapo dale nga konfliktet prish ekulibrat e brishta dhe ne vend te bashkëpunimit nxit përçarjen dhe nacionalizmat. Ajo pjesëton ne mënyrë katastrofale rëndësinë e faktorit shqiptar ne rajon, ndërsen shqiptaret kundër njeri tjetrit për llogari te Serbisë, rrethon Kosovën jo vetëm ne veri me armikun e saj te përhershëm Serbinë por tani edhe ne lindje juglindje dhe jugperëndim me klika shqiptare e maqedonase vasale te Beogradit.
Gangsterët e Ballkanit te lidhur me kartelet dhe organizatat me te rrezikshme kriminale te Evropës bene gjithçka për te mashtruar dhe manipuluar me deklarata te ndryshme se nisma e tyre kishte mbështetje te madhe ndërkombëtare. E vërteta është se këtë nisme se fundi e pagëzuar Ballkani i Hapur duket ne nderim multimiliardierit George Soros, i cili është mbështetës pa kushte i dogmës se vjetër te hegjemonisë serbe ne Ballkan përveç tij si kumbarë i saj dhe Rusisë, e cila qëndron prapa çdo nisme te dominimit te Rusisë se vogël dmth te Serbisë ne Ballkan nuk e mbështet njeri.
Kjo jo se partneret e Ballkanit, BE dhe SHBA jane kundër bashkëpunimit rajonal. E kundërta është e vërtet. Por siç kane theksuar ata jane per bashkëpunim gjithëpërfshirës vetëkuptohet te vendeve te pavarura dhe te barabarta dhe te bazuar ne kriteret tashme te njohura te Bashkimit Europian. Duke përshëndetur denoncimin e Ballkanit te Hapur nga përfaqësuesi i BE për rajonin këtu me poshtë po postoj edhe editorialin me titull “Aleanca Trilaterale e serbomadhit Vuçiq me vasalet e tij Rama-Zaev është aleance për Serbinë e madhe” te publikuar me dt 24 korrik 2021 kushtuar Samitit te Shkupit. sb
Aleanca Trilaterale e serbomadhit Vuçiq me vasalet e tij Rama-Zaev është aleance për Serbinë e madhe.
Miq, bashkëpunimi rajonal është i dobishëm dhe i domosdoshëm po vetëm kur ai behet midis shteteve sovrane dhe te barabarta. Ky bashkëpunim zgjeron liritë themelore te qytetarëve te vendeve te rajonit i shërben njohjes me te mire mirëkuptimit midis njerëzve dhe fuqizimit te shkëmbimeve ekonomike kulturore midis vendeve. Por efekte absolutisht te kundërt kane aleancat bi apo tri laterale rajonale, ato kërcënojnë paqen stabilitetin veçanërisht ne rajone qe sapo kane dale nga konflikte te egra.
Një aleancëë e tillë është dhe aleanca trilaterale e Presidentit te Serbomadhise Vuçiq me argatet apo çirakët e tij Rama&Zaev. Kjo aleance u themelua ne Novi Sad ku Vuçiq ne prani te Rames dhe Zaev lançoj iden e vjetër te Mini Shengentit rajonal. Por mungesa e Kosovës, Malit te Zi dhe Bosnjës e shndërroj samitin e Novisadit në Samitin e Vuçiqit apo të padronit dhe dy çirakëve te tij, te cilët me pranin e tyre ne atë samit shpallen Vuçiqin si promotor te integrimeve rajonale, de facto si udhëheqësin e rajonit. Kjo aleance është e tera ne funksion te Aleksander Vuçiqit dhe kryekëput kundër Kosovës dhe defaktorizimit te rolit te saj si vend i pavarur ne rajon për llogari te Serbisë. Samiti i Zotërisë me dy shërbëtor ne Novi Sad fshiu Kosovën po për interesa absolute te Vuçiqit dhe serbomadhisë se tij jo vetëm nga tryeza e bisedimeve por ne një provokacion shume te rende dhe nga harta e Ballkanit. Ne ketë kontekst Beogradi ditën e Samitit publikoj hartën e Samitit për rajonin ne te cilën Kosova paraqitej si pjese e Serbisë dhe Edi Rama ne mediat e tij por edhe ne rrjetin e tij personal te fb publikoj hartat e Beogradit për rajonin ne te cilat Kosova paraqitej pjese e Serbisë. Pas këtij Samiti themelues fantazma e aleancës trilaterale përçarëse Vuçiq-Rama-Zaev kaloj edhe ne Shkup dhe Tirane duke ndezur po për llogari te padronit Vuçiq dhe ne një akt te mirëfilltë antishqiptar, antikombëtar luftën e ftohtë të Tiranës ndaj Prishtinës. Edi Rama mikpritësi i Samitit me urdhër te padronit te tij nuk kurseu rrufet ndaj kryeministrit te Kosovës dhe rezultati i vetëm i Samitit te Tiranës ishte kjo lufte antikombëtare e Edi Rames ndaj Kosovës.
Marrëveshja e Washngtonit ku Serbia dhe Kosova u ulen ne Shtëpinë e Bardhe ne prani te Presidentit Trump si pale te barabarta u duk se i dhe fund aleances trilaterale te Novisadit dhe e shndërroj marrëveshjen e Novisadit apo Mini Shengenin ne nje marrveshje midis shteteve te barabarta te rajonit. Por samiti i fundit trilateral virtual Vuçiq-Rama-Zaev ishte nje shkelje e hapur e marreveshjes se Washingtonit dhe rikthim tek traktati i Novisadit i cili injoron ekzistencën e shtetit te pavarur te Kosoves dhe vendos hegjemoninë e Serbisë ne rajon. Përveç kësaj aleanca trilaterale Vuçiq-Rama-Zaev eshte destabilizuese dhe antishqiptare sepse ajo ne një fare menyre eshte kunder edhe shqiptarve te Maqedonisë së Veriut.
Duke përfituar nga kjo aleance partitë politike te etnisë maqedonase hartuan rezolutën ne përgjigje te problemeve qe kane me Bullgarinë ne te cilën injorohet tërësisht ekzistenca e etnisë shqiptare ne ate vend. Unë uroj qe kundërshtitë midise Maqedonisë se Veriut dhe Bullgarisë te zgjidhen sa me shpejt por vlerësoj se me rezolutën e fundit partitë e etnisë maqedonaese u suallën sikur ne atë vend jetojnë vetëm ato dhe jo edhe shqiptaret. Përveç këtyre Aleanca trilaterale e Mini Shengenit gjysma gjel Vuçiq-Rama-Zaev ne te cilin nuk marrin pjese tre vendet tjera sepse nuk dëshirojnë të nxisin serbomadhine ne rajon vetvetiu ushqen dhe gjallëron nacionalizmat rajonale.
Si përfundim mund te thuhet se rajoni ka nevojë për Aleanca gjithëpërfshirëse dhe jo bi apo trilaterale. Historia ka provuar se hegjemonia serbe ne rajon apo dominimi i Ballkanit nga Beogradi nxite destabilizmi dhe konflikte.