Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor, për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Partia e Limajt mori vetëm 21 mijë e 998 vota, apo 2.50 për qind, duke mos arritur kështu ta kalojë pragun zgjedhor.
Më i votuari në NISMA ishte kreu i partisë dhe bartësi i listës, Fatmir Limaj.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Limaj ka marrë 17 mijë e 703 vota, derisa bashkëpartiakët e tij kanë dukshëm më pak vota.
Ndryshe, fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, me 49.95 për qind, duke siguruar 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta me 16.90 për qind, dhe merr 19 ulëse, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 12.64 për qind, duke siguruar 13 ulëse në Kuvend.ge