Muharrem Nitaj i ka dorëzuar detyrën Ministres së re të Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Përmes një publikimi në Facebook, Nitaj konfirmoi se ministren e re e ka njoftuar për punët që tashmë janë kryer në këtë ministri dhe për ato që janë në proces e sipër.
Nitaj i uroi suksese Rizvanollit derisa falënderoi stafin me të cilin ai punoi gjatë drejtimi të kësaj ministrie.
Postimi i plotë:
E prita e i dorëzova detyrën Ministres së re të Ekonomisë, Artane Rizvanolli!
E njoftova për punët e kryera, për ato që janë në proces dhe për sfidat që e presin dikasterin e saj!
Ministres Rizvanolli urimet më të mira për një fillim të mbarë!
Stafit tim të zëvëndësministrave, këshillëtarëve dhe asistentëve, si dhe gjithë punëtorëve të Ministrisë, një falënderim për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në punë!