Deti i trazuar dhe rrymat e forta në Plazhin e Madh shkaktuan edhe një humbje jete, të tretën për vetëm një javë.
Të enjten u mbyt në det shtetasi i Kosovës, i lindur në vitin 1988.
Në të gjitha plazhet e Ulqinit të enjten janë vendosur flamujt e kuq të cilët paralajmërojnë mysafirët se larja në det është e rrezikshme.
Thuhet se kosovari i mbytur në det me inicialet F.M është shtetas i Gjermanisë.
“Një viktimë e re shkaku i rrymave të forta në Plazhën e Madhe, e treta në vetëm një javë. Një qytetar i Kosovës i lindur në vitin 1988 u mbyt. Flamujt e kuq u shfaqën në të gjithë Plazhën e Madhe të enjten, duke paralajmëruar mysafirët se noti në det është i rrezikshëm”, raporton mediumi Ul-info.