Çmimet e ngritura të produkteve bazike në Kosovë sipas qytetarëve vështirë të përballohen, ndërsa vazhdimisht kanë ngritur zërin për këtë çështje duke kërkuar zgjidhje konkrete.
Një nga produktet që ka pësuar rritje të çmimit është edhe buka. Megjithatë, së fundmi, në media është shpërndarë një fotografi që tregon ulje të theksuara çmimesh në një biznes të caktuar.
“Çmimet janë të vërteta dhe fotoja që po qarkullon në media është aktuale”, ka thënë Përparim Kajdomqaj.
Sipas tij, shumë pak biznese kanë këto çmime, prandaj vendosi ta bëjë këtë ulje, derisa tha se ende nuk ka vendosur se sa do të zgjasë ky çmim.