Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është regjistruar edhe një rast dhune në familje, i cili ka ndodhur në Lipjan, transmeton Kosova Post.
Sipas të dhënave të policisë, një burrë e ka kërcënuar me vdekje bashkëshorten e tij.
Kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.
Këto janë detajet e rastit:
Lipjan (NN) 06.10.2021 – 13:40. Më 08.10.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht me vdekje nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima me dy fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.