Sot në Prishtinë do të qëndrojë një delegacion prej Finlandës dhe Irlandës.
Do të priten nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
E delegacioni do të kryesohet nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe ministry i shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.
Ky takim do të zhvillohet në objektin e Qeverisë, duke nisur në ora 08:45.
“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi pret në takim delegacione nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, znj.Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne”, thuhet në njoftimin e tyre.