Kryeministri Albin Kurti, pas kthimit nga Parisi, është par sot duke shëtitur në sheshin kryesor të Podujevës, transmeton Kosova Post.
Në ditën e heshtjes zgjedhore Kryeministri Kurti është parë përkrah Shpejtim Bulliqit, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Podujevën.
Ky i fundit i ka publikuar fotografitë në murin e llogarisë së tij në Facebook:
“Ecje përgjatë sheshit të qytetit me kryeministrin Kurti, ku edhe u ndalëm për një kafe rasti.”