Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për rezultatin e takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër.
Kurti ka shkruar në Twitter se në Ohër kanë shkuar me qëllime të mira, duke përmendur sërish se Serbia ka qenë ajo që iu shmang nënshkrimit të ankesit sikurse veproi edhe në Bruksel.
“Ne kemi ardhur në Ohër me qëllime të mira dhe kemi treguar mirëbesim gjatë takimeve të djeshme. Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, emisarin Miroslav Lajçak dhe emisarin e SHBA-ve, Gabriel Escobar për angazhimin e tyre të palëkundur, si dhe Maqedoninë e Veriut për mikpritjen e tyre të ngrohtë”, ka shkruar Kurti.