Rasti është cilësuar si “keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, shkruan Kosova Post.
Këto janë detajet nga raporti i policisë:
“Suharekë 01.06.2021 – 11:10. Viktima mashkull kosovar nxënës (i mitur), ka informuar se është keqtrajtuar fizikisht nga drejtori i shkollës i dyshuari mashkull kosovar. Sipas viktimës ngjarja ka ndodhur në objektin e shkollës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar.”
Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Në raport, nuk jepen detaje të tjera rreth rastit./KosovaPost/