Përmes një komunikate per media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një fëmijë ka rënë nga kati i dytë i një shkolle në Pejë, transmeton Kosova Post.
Fëmija është dërguar për në spital dhe nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore.
“Sot rreth orës 12:10, Policia është informuar se një fëmijë (nxënes) ka rënë nga kati i dytë i shkollës. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, fëmija është dërguar me autoambulancë ne Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga aty për shkak të natyrës së lendimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë”. thuhet në raport.