Pacienti më i ri me koronavirus, është një i porsalindur nga Kragujevaci, raportojnë sot mediat serbe, shkruan Kosova Post.
Një foshnjë e porsalindur me simptoma të koronavirusit është duke u trajtuar në Departamentin e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Kragujevc.
Sipas Blic.rs, bëhet fjalë për një foshnje e cila s’ka pesë ditë që është lindur.
Pas trajtimit fillestar, atij i është vënë një aparat respirator ndërsa ndodhet në kujdes intensiv.
Mjekët po bëjnë gjithçka për të përmirësuar shëndetin e të porsalindurit, thuhet ndër të tjera në artikullin e publikuar në Blic./KosovaPost/