Atalanta nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 me Salernitanën. Në Bergamo, ndeshja për vendasit rezultoi më e vështirë seç pritej.
Miqtë do zhbllokonin takimin në minutën e 27-të, pas një aksioni si në Play Station. Autori i golit ishte Lourenco.
Berat Gjimshiti do aktivizohej në minutën e 46-të, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm.
Barazimi i djemve të Gasperinit do vinte shumë vonë, vetëm në minutën e 88-të me Pasaliç.
Atalanta është e 8-ta dhe ky barazim bën që të rrezikohet shumë Europa. Salernitana renditet në vendet e fundit.