Rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”, ndërsa ka ndodhur në Prishtinë ditën e djeshme, shkruan Kosova Post.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se:
“Prishtinë 02.05.2021 – 09:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një e dyshuar me një veturë me targa vendore dyshohet se ka vjedhur nga objekti 3 pako ushqimore në vlerë prej 150 €.”
Po ashtu bëhet e ditur se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.
Policia po ashtu njofton se, rasti është duke u hetuar./KosovaPost/