Sipas Daily Mail, një grua u pushtua nga puna sepse shkoi të shihte ndeshjen në Wembley, ku Anglia siguroi kualifikimin përballë Danimarkës.
Bëhet fjalë për Nina Farooqi, 37 vjeçare, e cila kishte gënjyer duke u thënë punëdhënësve që ishte e sëmurë.
Atë e kapi kamera në momentin kur po festonte golin e fitores, ndërsa nuk ishte e vetëdijshme që imazhi i saj u dha në tërë Anglinë.
Por duket që zonja Farooqi, nuk ishte penduar aspak, pasi në një prononcim për media tha:
“Nuk më erdhi mirë, se askush nuk dëshiron që të pushohet nga puna, por do të më vinte keq gjithashtu nëse Anglia do humbte, pale të fitonte dhe unë të mos isha në stadiumin e Wembley. Të jem e sinqertë: Do e bëja prapë gjithçka që bëra”.
Shefja e saj, e cila e kishte parë imazhin në ekran, i kishte telefonuar të nesërmen, duke i thënë “të mos shqetësohej”, sepse ishte e pushuar nga puna./KosovaPost/