Për shkak të dyshimeve se janë marrë me prostitucion, dy të dyshuarve, një burri dhe një gruaje, u janë vënë prangat nga Policia e Kosovës, shkruan Kosova Post.
“Gjilan 14.05.2021-NN. Më, 18.06.2021 janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovar-e, nën dyshimin se të njëjtit në këmbim të parave kanë kryer marrëdhënie seksuale” – njofton policia.
Në raportin 24 orësh të policisë, po ashtu bëhet e ditur se të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar, “rasti të dërgohet në gjykatë.”/KosovaPost/